Ramadani ndërmjetëson takimin e pronarit të Çellsit me Igli Taren
Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e klubit të Çellsit, Tod Boeli. Takimi është zhvilluar në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë, në jug të Shqipërisë. Boehli ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë.

Burime të gazetës “Panorama Sport” raportojnë se Boehli është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri shqiptarë Fali Ramadani, së bashku me agjentin e Silvinjos, Altin Taho.

Siç shkruan “Panorama Sport”, Boehli e dëshiron Igli Taren në rolin e drejtorit sportiv te Çellsi.







