Çitaku i reagon Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Tiranës: Edi Rama nuk të ftoi në darsëm

Çitaku i reagon Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e Tiranës: Edi Rama nuk të ftoi në darsëm

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një konferencë në Greqi.

Çitaku ka thënë se si qenka më me rëndësi konferenca në ishujt e Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit në Tiranë.

“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit”, ka shkruar Çitaku.

LEXO EDHE:

Back to top button