Ramadani ofron dorëheqje, Bordi i KF Prishtina e refuzon

Mbrëmë është mbajtur një takim urgjent mes bordit të klubit të Prishtinës dhe trajnerit Zekirja Ramadani. Shkak i këtij takimi ishin rezultatet e dobëta të bardhekaltërve në këtë fillim sezon, veçanërisht pasi kanë pësuar tri humbje radhazi.

Në takimin, sipas burimeve të ”Sporti.info”, trajneri Ramadani i ka ofruar dorëheqjen bordit të Prishtinës. Këta të fundit nuk e kanë miratuar kërkesën e tij dhe bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë për momentin.

KF Prishtina pas nëntë ndeshjeve të para tubon 11 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, shumë larg pritshmërive që kishte ekipi. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button