Ramos bisedë me Perezin, marrëveshja është afër?!

Serhio Ramos dhe Fiorentino Perez kanë zhvilluar një bisedë serioze dhe sipas “Mundo Deportivo” dyshja kanë biseduar për rinovimin e kapitenit. Lojtari dhe Florentino Pérez kanë folur këto ditë lidhur me gjendjet e tyre përkatëse shëndetësore. Kjo pasi Serhio Ramos është duke u rikuperuar nga operacioni i tij dhe Florentino Pérez është duke u rikuperuar nga “COVID-19” duke pritur për një testim negativ nesër për ta lejuar atë të kthehet në një jetën normale.
Sipas “Mundo Deportivo”, biseda ishte kryesisht për gjëra personale, por shërbeu për të vendosur një “urë lidhëse” për rinovimin e kontratës së kapitenit. Real Madrid mbetet i vendosur në propozimin e tyre dy vjeçar, duke insistuar që Ramos të ulë pagën 10% për shkak të “COVID-19”. Lojtari, nga ana e tij, vazhdon të këmbëngulë se ai dëshiron të pensionohet në Real Madrid, por nuk e pranon atë ofertë.