Ramos dhe Mendi janë “OK”, mungon Varane

Sipas “Dario AS”, Serhio Ramos dhe Ferland Mendi janë të gatshëm për sfidën e së mërkurës ndaj Çellsit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri Zinedin Zidan do të mund të llogarisë te Ramosi dhe Mendi, sepse ata janë stërvitur pa probleme në seancën stërvitore.

 

Sipas artikullit, dyshja ndoshta nuk do të jetë e gatshme 100%, por ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Brengosje për Zidane ishte situata me Rafael Varane. Sipas “El Chiringuito”, mbrojtësi francez ka lënduar kofshën dhe do të mungojë 10 ditë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj Çellsit.

LEXO EDHE:

Back to top button