Ramos për lamtumirën e Pike-s: Shijojeni jetën tuaj

Në “El Clasico” prej vitesh flitej se nuk kishin marrëdhëniet më të mira, por duket se e gjithë kjo mbeti në fushë. Serhio Ramos, pasi mori lajmin se Zherard Pike po tërhiqet menjëherë nga futbolli, i dërgoi mesazhin e tij kapitenit të Barcelonës duke përdorur tekstin e një kënge.

“Xheri, unë do t’ju them në andaluzianisht. Ata nuk mund të të heqin gëzimin. Shijojeni jetën tuaj”, ka shkruar në tuitter për Pike-n, lojtari i Parisit dhe ish-Real Madridit.

Madje postimin e tij ai e ka shoqëruar me një foto festive të veshur me fanellën e kombëtares spanjolle.

 

LEXO EDHE:

Back to top button