Ramos: Real Madridi është ngritur pas dështimeve

Serhio Ramos, kapiteni i “Los Blancos”, ka reaguar pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve. Reali u mund 2-0 nga Çellsi në sfidën e kthimit, duke i dhënë fund shpresave për një tjetër trofe në Ligën e Kampionëve.

Sido që të jetë, Madridi ka mundësi të shpëtojë sezonin duke fituar La Ligën, pasi në Spanjë ende asgjë nuk është vendosur.

“Të poshtëruar po, të fundosur jo. Historia ndërtohet nga fitoret, por Real Madridi gjithmonë është ngritur pas dështimeve. La Liga ende është një mundësi dhe ne do të shkojmë për të”, shkroi ai në Tuitter.

LEXO EDHE:

Back to top button