Raport mjekësor zbulon se Imane Khelif ka karakteristika biologjike mashkullore?!

Boksierja, Imane Khelif ka qenë kryefjala e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Madje ishte përflitur se Khelif, është femër transgjinore pas tërheqjes së boksieres Angela Karini, në meçin kundër algjerianes.

Siç raporton gazetari francez, Djaffar Ait Aoudia ka publikuar raportin në të cilin thuhet se boksierja algjeriane ka kromozome XY dhe një çrregullim gjenetik. Në këtë raport thuhet se Khelif, ka një mungesë 5-alfa reduktaze, një çrregullim i zhvillimit seksual që prek ekskluzivisht meshkujtë.

Kujtojmë se Khelif, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në boks në peshat e lehta duke mposhtur kinezen Jung Liu. /IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button