Raporti javor i IShP-së tregon përmirësim të gjendjes me koronavirusin

Përderisa rritet numri i qytetarëve të vaksinuar, në rënie është numri i të prekurve me koronavirus. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën 10-16 maj janë realizuar 16,773 teste dhe janë diagnostikuar vetëm 674 raste në 31 qytete të vendit ose 48,3% më pak se sa një javë më parë. Në Shkup incidenca ishte 45 të prekur në 100.000 banorë, kurse më e larta në Kratovë 94 në 100 mijë banorë.
Në grup moshat më të prekura janë mbi 60 vjeç ose mbi 35%, ndërmjet moshës 50-59 janë afër 16%, aq sa janë edhe grup moshat nga 30-49 vjeç. 8% e të prekurve janë të rinjtë 20-29 vjeç, nga 10-19 vjeç janë prekur afër 5% si dhe më së paku të infektuar ose nën 1% janë fëmijët deri më 9 vjeç
Instituti i Shëndetit Publik:
Mbi 35 % e të prekurve, të moshës mbi 60 vjeç;
16 % e të prekurve, të moshës 50-59 vjeç;
16 % e të prekurve, të moshës 20-49 vjeç;
8 % e të prekurve, të moshës 20-29 vjeç;
5 % e të prekurve, të moshës 10-19 vjeç;
Nën 1 % e të prekurve, fëmijët deri 9 vjeç
Numri i të shëruarve arriti në 2,646 brenda 7 ditëve të kaluara, ndërsa për këtë periudhë kohore janë regjistruar 65 viktima, por sërish një rënie shpresëdhënëse prej 38% për dallim nga një javë paraprake.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se situata është nën kontroll dhe vetëm 20-30% e kapaciteteve spitalore janë të mbushura me pacientë të prekur nga CoVid-19. Ai tha se së shpejti të gjitha repartet do të kthehen në punën e tyre amë.
Me të vërtetë është numri i vogël i të diagnostikuarve kjo po ndjehet edhe në uljen e tensioneve në kapacitetet spitalore. Praktikisht, një numër i madh i qendrave për kovid janë kthyer në punën e tyre normale si klinika kirurgjikale, disa prej klinikave interne deri në fund të kësaj jave e gjithë godina. Që dmth se klinikat interne do ti kthehen normalitetit sikurse dermatologjia dhe neurologjia, të cilat edhe gjatë periudhës së ndërmjet dy valëve të pandemisë nuk kanë ndërprerë punë me pacientë kovid”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Përndryshe, në 24 orët e fundit nga 2,953 testet e bëra janë regjistruar vetëm 87 raste të reja. Sipas autoriteteve shëndetësore dita e djeshme ishte me fat për 197 pacientë të shëruar, ndërsa e kobshme ishte dita për 17 familjet që humbën më të dashurit e tyre. Rënie drastike ka edhe të rasteve aktive, ku vetë 3,143 qytetarë aktualisht janë të prekur me kovid, pothuajse gjysma e tyre vetëm në Shkup. Pason Kumanova me 294 raste aktive, Manastiri me 208, Ohri me 191, Prilepi me 139 dhe Tetova me 114. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot afër 155 mijë qytetarë e kanë kaluar infeksionin e virusit korona.
Adnan Qaili