Kendall Jenner nuk është krenare për këtë ves, flet hapur për varësinë nga rrjetet sociale

Kendall Jenner ka folur hapur për varësinë e saj ndaj rrjeteve sociale dhe ankthin që pason bashkë me të. Gjatë një intervistë për “Vogue’s Open Minded: Unpacking Anxiety”, modelja tha se nuk ndihet aspak krenare për marrëdhënien e saj me rrjetet sociale.

“Ndiej se sa më shumë shikoj në ekran, aq më shumë e shkëputur ndihem nga trupi im apo nga ajo se çfarë po ndodh para meje.

Jam pak e fiksuar me rrjetet sociale tani, gjë që unë nuk e pëlqej dhe nuk jam krenare për këtë gjë. Por gjithashtu mendoj se kjo është diçka për të cilën shumë prej nesh mund ta kuptojnë”, është shprehur Kendall.

Ajo ka folur edhe për negativitetin që ka marrë në postimet e saj në rrjete sociale.

“Një pjesë e madhe e reagimeve, kur janë negative, ka pasur komente të tilla si ‘po sjell një shembull të keq’ ose ‘kjo është e tmerrshme, nuk dua që fëmijët e mi ta shikojë këtë’”, thotë modelja.

Më herët Kendall ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur është përballur me ankthin.

“Jam shumë e ndërgjegjësuar për problemet me shëndetin mendor. Nuk më pëlqen që të më mëshirojnë, nuk më pëlqen të flas kur nuk ndihem mirë. Jam pak nervoze. Kur filloj flas për gjëra me të cilat përballem dhe jua bëj të ditur njerëzve të tjerë, atëherë bëhem shumë nervoze.”

LEXO EDHE:

Back to top button