Raporti javor i ISHP-së: Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 15 deri 21 mars të vitit 2021 janë testuar gjithsej 24.517 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 8,4%, transmeton Alsat.

Pozitive janë 8,4% raste, nga 35 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 26,4%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=3.441; 49,9%), si dhe incidencë javore–557,1/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Negotinë (bashkë me Demir Kapija) – 899,1/100.000 banorë.

Përqindja e pozitivitetit varion nga 23.4 në 32.3%, mesatarisht 27.9%, respektivisht 3% më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.772, 25,7%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 30-39 (n=1.303; 18,9%), 40-49 (n=1.272; 18,4%), 50-59 (n=1.210; 17,5%) и 20-29 (n=864; 12,5%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=144; 2,1%) dhe 10-19 vjet (n=334; 4,8%). Rritja më e madhe e përqindjes krahasuar me javën e mëparshme është vërejtur te grupmoshat 10-19 vjeç (33.1%), 50-59 vjeç (32.1%) dhe 40-49 (30.2%).

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.343 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që shënon rritje në krahasim me javën e kaluar për 22,1%

Janë raportuar 158 raste të vdekjes nga 27 qytete, 22,5% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 135 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 19 në moshë nga 50-59 vjet, 3 në moshë nga 40-49 vjet dhe 1 person në moshë 30-39 vjet.

Që nga 22 marsi 2021, gjithsej me dozën e parë janë vaksinuar 6,704 punonjës shëndetësorë. (4,002 – Pfizer / Biontech dhe 2,702 – Sputnik V), ndërsa 2,572 punonjës janë vaksinuar me dozën e dytë (Pfizer / Biontech).

LEXO EDHE:

Back to top button