Raselli mund Hamiltonin, reagon Toto Volf

Në sezonin e tij të parë si piloti i Mercedesit, britaniku Xhorxh Rasell u rendit më mirë se shoku i tij i skuadrës, 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton. Madje 24-vjeçari Rasell arriti edhe të fitojë një garë, atë të Brazilit, ndërsa Hamilton nuk arriti të shkojë më shumë se vendi i dytë.

Në renditjen e përgjithshme të Formula 1, Rusell u klasifikua në vendin e katërt, ndërsa Hamilton në vendin e gjashtë.

Toto Volf, shefi i makinës gjermane, duke analizuar këto rezultate, u shpreh se ‘fakti që Xhorxhi u rendit para Luisit, nuk ka asnjë rëndësi për ne’.

“Nuk kanë garuar për të fituar titullin kampion dhe nuk kanë garuar për fitore veç garës së Brazilit. Mendoj se për asnjërin nga ne nuk ka rëndësi nëse renditesh i dyti, i treti, i katërti apo i pesti. Ne vuajtëm më shumë vjet, kur na u hoq fitorja në xhiron e fundit, ndërsa këtë vit ishim pas rivalëve”, tha Volf.

 

“Këtë sezon nuk ishim mjaftueshëm të aftë për të dueluar për fitore. Për të ardhmen nuk e di se si do të shkojnë gjërat, por Xhorxh dhe Luis do të duelojnë për t’i sjellë fitoren Mercedes. Janë një dyshe e mirë pilotësh, kjo ka rëndësi, pasi të renditesh i katërti apo i gjashtë nuk vlen asgjë për ne”, tha në fund Volf.

LEXO EDHE:

Back to top button