Rashfordi kalon Runin dhe nis gjahun pas rekordit të Ronaldos

Markus Rashford është duke zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës me statistikat që janë në krahun e sulmuesit të Man. Junajtedit. Janë 14 golat e shënuar deri më tani në Premier Ligë nga ana e 25-vjeçarit, ndërsa në total këtë sezon, Rashford është në kuotën e 24 golave.

Në sfidën e fundit të kampionatit për Man. Junajtedit, Rashford shënoi një dygolësh ndaj Lesterit teksa realizoi për të shtatën herë radhazi në “Old Trafford”. Një statistikë e cila më parë ishte në pronësinë e Uejn Runi -t me ish-sulmuesin që e bënte diçka të tillë nga dhjetori i vitit 2009 deri në marsin e vitit 2010, duke e ndalur ecurinë e tij në tetë ndeshje me gol radhazi në Old Trafford.

Një sfidë personale të cilën Rashford do të tentojë ta barazojë në sfidën e 3 marsit ndaj Sauemptonit dhe për të vijuar më pas ndjekjen e legjendave teksa ai që qëndron në krye është Kristiano Ronaldo i cili ka shënuar për 10 ndeshje radhazi në “Old Traford”.

LEXO EDHE:

Back to top button