“Rastet e reja me koronavirus në Maqedoni, tek personat e pavaksinuar”

Shigjeta në tabelën e infektimeve  me virus korona vazhdon të shënojë rritje në vendin tonë. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit informohet për 81 raste të reja  nga gjithsej 5315 testime. Shkupi dhe Tetova tashmë disa ditë kryesojnë listën  si qytetet me më shumë të infektuar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nga Gjevgjelia tha se  pacientët e infektuar janë persona të pavaksinuar.

Edhe pse tani është qetë, ka mundësi që gjendja të përkeqësohet. Është e mundur që ky trend i rritjes së numrit të vazhdojë edhe më tutje, ndërsa ne me seriozitet i analizojmë  dhe shqyrtojmë rekomandimet për vaksinimin e qytetarëve. Njëri nga skenarët e mundshëm është që te rekomandohet edhe dozë e tretë vaksinimi. Skenari tjetër i mundshëm është që kjo të kalojë në vaksinimin sezonal. Shihet se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të koronës, me gjasë varianti Delta nuk do të jetë varianti i fundit i këtij virus”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ai tha se ditët e ardhshme do të dihet do të lindë nevoja për mase shtrënguese për personat e pavaksinuar, siç kanë bërë disa shtete ku numri i rasteve të reja ka shënuar rritje.

Varësisht nga gjendja momentale do të bisedojmë na vazhdim edhe për masat eventuale shtrënguese. Së pari këto masa do t’u dedikohen qytetarëve të pavaksinuar, sepse nuk ka nevojë që personat e vaksinuar t’i vendosim në rrezik shtesë, duke e ditur se ajo është mënyra e vetme për t’u rikthyer në normalitet. Ja tani, siç edhe shihet, kriza vazhdon. Ndoshta do të zgjasë edhe për disa vite. Kështu që theksin e vendosim tek vaksinimi”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve te fundit në vendin tonë janë vaksinuar mbi 12 mijë persona. Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar 514.021 persona. Me dy doza janë vaksinuar 390.562 qytetarë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 156,380, numri i pacientëve të shëruar është 150,362, numri i të vdekurve është 5,493, dhe numri i rasteve aktive është 525.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button