Rasti ‘ALSAT’, njoftohen ambasadat e huaja

Gazetar: Adrian Kerimi

Kompania “Veve Grup” dhe televizioni Alsat M adreson shqetësimin dhe presionin e dyshuar politik deri tek përfaqësitë e huaja në vend. Në letrën e dërguar në adresë të disa misioneve diplomatike, Veve Grup dhe Alsat M theksojnë edhe problemet në sistemin gjyqësorë dhe dëmin real që i kanoset drejtpërdrejtë medias së vente kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut. Kompania thekson nevojën që në mungesë të sistemin adekuat gjyqësor në vend dhe për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se sjellin vendime falë presioneve politike, drejtësia do të kërkohet në gjykatat ndërkombëtare, shkruan Alsat.

“Veve Grup” njofton ambasadat dhe misionet e huaja në vend lidhur me rastin e televizionit ALSAT M. Nën firmën e drejtorit të lartë ekzekutiv, letra u janë dërguar përfaqësive të huaja në vend, me shqetësimin për presion të mundshëm politik, për shkak të problemeve në sistemin gjyqësor dhe atë të defekteve dhe mospërputhjeve ndërinstitucionale qeveritare. Në letër sqarohen defektet e sistemit si dhe dëmtimi real që i bëhet televizionit kombëtar ALSAT M në kryerjen e veprimtarisë së tij të pavarur, ndërkohë që theksohet shqetësimi se për këto defekte apo keqdashësi institucionale dhe politike, drejtësia do të kërkohet edhe përpara gjykatave relevante ndërkombëtare. Të zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ne do të kërkojmë për zgjidhje objektive lidhur me këtë rast, si në juridiksionin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar”.

Hipoteka e trashëguar nga kompania “Euro Produkt” e cila në vitin 1993 për nevojat e saja kishte marrë kredi në Stopanska Bana Shkup me filiale kryesore në Kumanovë dhe që për shkak të mos respektimit të shpagimit kishte përfunduar në proces gjyqësorë në vitin 1997, nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore madje as gjatë marrëveshjes për shitblerje. E njëjta aktivizohet në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 Veve Grup fiton procesin gjyqësorë. Në vitin 2022 kur lënda aktivizohet paraprakisht nga Ministria e Financave për shitje publike, mbi të cilën Veve Grup dhe Alsat përsëri fiton lëndën duke e vendosur shitjen publike nën masë të përkohshme, ndërsa disa ditë më pas Gjykata Apelit rrëzon këtë masë duke e vendosur një pjesë të pronës së Alsat në shitje publike nga fillimi i muajit mars. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button