Rasti i Kumanovës, Osmani: Me ndihmën e ndërkombëtarëve do të kemi zbardhje të plotë të rastit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pyetur nga gazetari i Tv Alsat rreth rastit të Kumanovës, u shpreh se pas përfundimit të të gjithë procesit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi tani rasti është në gjykatën Supreme, do të kërkohet edhe ndihma e ndërkombëtarëve për zbardhjen e plotë të rastit.

“Mendoj që duhet të presim që procesi të përfundoj dhe të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, për momentin rasti ndodhej në Gjykatën Supreme, me pas juridikisht ezaurohen të gjitha proceset brenda RMV-së. Ne e kemi pa që edhe vetë kryeministri Zaev ka përmendur hetim ndërkombëtarë që do të ballafaqojnë provat dhe do të ndihmojnë që të zbardhet rasti nderi në fund, dhe besoj edhe Kosova do të ndihmoj në këtë drejtim. Kjo çështje do të diskutohet në mënyrë institucionale, gjithçka tjetër do të ishte deklarata politike që nuk ndihmon rastin”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button