Rasti i ndalimit të dy personave në Çair, Policia me version zyrtarë: U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor

Rasti i ndalimit të dy personave në Çair, Policia me version zyrtarë: U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit, Shkup, janë shoqëruar dy persona për mosrespektim të urdhrave të zyrtarëve policorë dhe për prezantim të rremë si vëzhgues zgjedhor.

Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.

Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.

MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik.

LEXO EDHE:

Back to top button