Rasti Jahoski / Prokuroria kundër gjykatës, kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak

Rasti Jahoski / Prokuroria kundër gjykatës, kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë në Këshillin Penal pranë Gjykatës Penale dhe kërkon rishqyrtimin e fakteve pas ndërrimit të masës ndaj Asmir Jahoskit për skandalin me mazutin toksik. Në një njoftim Prokuroria për Ndjekjen e Krimit shprehet hapur se është e pakënaqur me vendimin.  Reagimi i tillë i Prokurorisë vjen pas siç thekson shqyrtimit të vendimit me të cilin nuk u pranua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit dhe Asmir Jahoskit, iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Nga Gjykata Penale konfirmojnë se kanë marrë ankesën, ndërsa do të vendoset brenda 3 ditësh. Për zëvendësimin e masës ndaj Jahoskit arsyetimi i Gjykatës ishte se ai duhet të kujdeset për fëmijët dhe të punësuarit dhe se prokurori ishte pajtuar që ai të qëndrojë në arrest shtëpiak.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button