Zgjedhjet në Shqipëri, publikohet lista e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet në Shqipëri, publikohet lista e kandidatëve për deputetë

Partitë politike në Shqipëri kanë publikuar listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PBDNJ dhe PDIU. Në garën parlamentare, Edi Rama ka renditur 8 gra mes 12 emrave të listës së mbyllur. Lista e kandidatëve ka sjellë pakënaqësi për një pjesë të deputetëve të cilët janë lënë jashtë saj. Sali Berisha i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste do të përballen në Tiranë në sfidën për të fituar zgjedhjet parlamentare. Krye socialisti kërkon mandatin e katërt, siç thotë ai për të arritur integrimin, ndërsa PD sfidon duke akuzuar për qeverisje të korruptuar duke premtuar rritje pagash dhe ulje taksash. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button