Rasti “MIjallkov”, Ademi: Sistemi po çalon, ka pasur rrjedhje të informacioneve

Deputeti i BDI-së në emisionin e sontëm “Rruga drejtë”, u shpreh se rasti me arratisjen, më pas dhe paraqitjen e Mijallkovit në prokurori flet qartë se sistemi po çalon. Sipas tij ekzistojnë qarqe të caktuar në organet gjyqësore që me vendimet e tyre tentojnë që të krijojnë tensione të caktuara në vend.

Kur folëm për ventingun, unë besoj se dhe zoti Rexhepi do të pajtohet se ka qarqe të caktuara në Prokurori e në gjykata të cilët me vendime të tyre do ti quaja edhe skandaloze tentojnë që të krijojnë tensione të caktuara brenda vendit dhe të mos ketë paqe, siguri e stabilitet në këtë vend. Duke mos përjashtuar edhe politikanët, ne jemi partia e parë politike e cila me akt konkret, me propozim/ligj që nga përbërja e kaluar parlamentare kemi kërkuar dhe kërkojmë veting. I lus që edhe deputetët e opozitës të na mbështesin dhe të kaloj ai propozim ligj. Ndërsa sa i përket sistemit nëse ishte apo jo funksional, ne të gjithë e pamë se sistemi po çalon, edhe në rastin e fundit por edhe në zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me arratisjen, apo mos kapjen  në kohë të  zotit Mijallkov…Me siguri se ka pasur rrjedhë të informacionit, për ndryshim të masës, për sigurim të të pandehurit, po flas edhe me sfondin e një juristi. MPB-ja është ajo e fundit e cila do të duhet të zbatoj një akt të caktuar që e propozon prokurori në këtë rast”,  tha Arbër Ademi, BDI

LEXO EDHE:

Back to top button