Prokuroria nuk ka informacion për sulmin e prokurorit ndaj 40-vjeçares

Gruaja 40-vjeçare nga Shkupi, e cila javën e kaluar u sulmua nga prokurori publik, nxori dokumentacion mjekësor pasi u sulmua. Mjekët diagnostikuan kontuzion në gjoks nga sulmi me grusht, flokë të shkulura si dhe stresi dhe frikë që të mos i ndodh e njëjta gjë përsëri. Gruaja nga Shkupi u sulmua fizikisht të mërkurën e kaluar rreth orës 22:00, kur filloi ora policore. I janë paraqitur punonjësit social për ta njoftuar se nipi i saj i mitur është lënë i vetëm në shtëpi. Nëna e fëmijës ka vdekur, ndërsa babai nuk ka qenë aty. I është paraqitur babait, i cili ka qenë me dy avokatë edhe prokurorin që e sulmoi. Ne sot parashtruam pyetje në Prokurorinë Publike.

“Prokurori të mërkurën, më 10 mars, rreth orës 22, a ka pasur aktivitete zyrtare pas koordinimit paraprak ose udhëzime nga prokurori përgjegjës?”

A ju ka dërguar Ministria e Brendshme njoftim për sulmin e prokurorit i cili është paraqitur në polici të enjten, më 11 mars, në orën një pas mesnate?

“A do të ndërmerren masa disiplinore ndaj prokurorit, në përputhje me Ligjin për Prokurori?”

Prokuroria na e dërgoi këtë përgjigje:

“Deri më tani, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup nuk ka ardhur asnjë kallëzim penal ose njoftim për rastin për të cilën keni treguar interes. Për këto arsye, Prokuroria nuk është në gjendje të prejudikojë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë përderisa nuk ka ende informacione në lidhje me rastin në fjalë”, përgjigjen nga PTHP.

Ligji për Prokurorinë Publike përshkruan dy lloje të procedurave disiplinore për prokurorët – të vështirë dhe të lehtë. Dënimi minimal i mundshëm do të ishte vërejtja dhe ulja e pagës, ndërsa maksimumi – largimi nga detyra e punës.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button