Rasti Mijallkov, rrjetet sociale vlojnë nga reagimet dhe memet

Arratisja dhe kthimi i Mijalkovit ishte ngjarja më e komentuar në rrjetet sociale. Përdoruesit e Tuiiterit e komentuan me ironi aksionin e policisë, shërimin e çuditshëm të Mijalkovit për 24 orë, deklaratat e autoriteteve.

“U kthye”

“Kush!”

Ai iku, pastaj u kthye. Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si në rolin kryesor të përrallës popullore “Haxhi pishmani”.

Për çfarë u hamend Mijalkovi, kjo mbetet enigmë. Disa qytetarë nuk besojnë se ish-shefi i policisë sekrete nuk ishte aty për shkak të simptomave, ndërsa për të kërkohej paraburgim me burg.

 “Në parim nuk ju besoj më shumë njerëzve, ndërsa për te nuk kam koment. As është vëllai im, as i afërmi im e as që e njoh. Dhe nuk ka asgjë kundër. Nuk përzihem në  politikë dhe nuk më intereson”

  “Mijallkov nuk shkon në burg. Edhe dje kjo ishte vetëm formalitet për opinionin sa të thuhet se u bë diçka. Dhe përsëri nuk do shkojë në burg, ai do jetë në arrest shtëpiak sepse ende nuk ka aktvendim të plotfuqishëm”

  “Nuk kam koment”.

  “Çudi, çudi! – A besoni në atë që e tha dje? – Është e turpshme të them se besoj.

 “Normal se është e kurdisur, ne nuk jemi fëmijë të vegjël”

 Komentet nëpër rrjetet sociale “vlojnë” për arratisjen e më pas  rikthimin e Mijallkovit.

Një foto montazh nga status kinse i Mijallkovit në Facebook është shpërndarë, duke kërkuar që ai të emërohet ministër i brendshëm.

“Falë mua arritëm ta kthejmë Mijallkovin”

“Ec, ik, çfarë stresi më ke shkaktuar”.

“U dëshpërova kur pashë që s’je”.

“Shikuar matematikisht, nuk e di a është më mirë të jesh apo të mos jesh në shtet”

“Shoku, vërtetë mendova që je arratisur, u mbyta duke kërkuar përgjegjësi”

Në rrjetet sociale, qytetarët gjithashtu tallen me aksionin policor “Ku është Sasho Mijalkovi?”

U përhapën komente lidhur me atë se ku mund të jetë Mijalkovi, si u shërua për vetëm 24 orë.

“Dje, për fat të keq, isha vërtet i sëmurë. Me mbi 40 temperaturë ”

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button