1 021 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Një numër i lartë humbje jetësh është shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19. Janë 19 persona të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Ndërkohë që numri i rasteve të reja vijon të mbetet në nivele të larta. Nga 3 897 testime kanë rezultuar pozitivë 1 021 qytetarë.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

LEXO EDHE:

Back to top button