Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më 9 vjet burg, Janakieski me 3

Rasti “TNT”, Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më 9 vjet burg, Janakieski me 3

Gazetar: Igor Stefanovski

“TNT” është rasti i ri i cili i është shtuar dosjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit të transportit, Mile Janakievski. Gruevski është dënuar me 9 vite burg për shembjen e porositur të godinës “Kosmos” ndërsa Janakievski është dënuar me 3 vite. Në vitin 2011-2012, që të shembet kompleksi i ndërtuar nga Fiat Canoski, Gruevski dhe Janakieski e kanë nxitur ish kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe inspektoren e atëhershme ndërtimore, Elisabeta Najdovska. Trajkovski dhe Najdovska janë dënuar nga katër vite burg. Gjykata në ndërkohë ka konstatuar synimin e Gruevskit dhe Janakievskit.

“Bashkërisht, që t’i hakmerren të dëmtuarit Fiat Canoski për vendimin e tij politik me të cilin si kryetari i partisë politike PAE, e ka lëshuar koalicionin me partinë politike VMRO DPMNE duke lidhur koalicionin me partinë opozitare politike, LSDM”, tha Ognen Stavrev- gjykatës në Gjykatën Penale- Shkup.

Gjykata ka marrë vendim për t’i paguar biznesmenit Canoski dëmshpërblim prej 11 milionë euro për kompleksin “Kosmos”. Shuma me normë interesi sipas mbrojtjes, arrin deri në 20 milionë euro.

“Gjykata, jashtë nga kërkesa e të dëmtuarit, mori vendim për kompensim të dëmit, me çka vlerëson se thjesht dëshironte ta heq përgjegjësinë nga shteti dhe të mos mund të paguhen këto 20 milionë euro që kërkohen, të dalin nga shteti kurse në fakt, shteti duhet ta ketë këtë shpenzim në çdo rast”, u shpreh Elenko Millanov- avokat.

Gjykata për rastin “TNT” nga akuza ka liruar tre punonjës në komunën e Gazi Babës pasi Prokuroria nuk ka vërtetuar faj për të njëjtit. Vendimi i sotëm ndaj Gruevskit është i katërti ndërsa për Janakieskin i pesti./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button