Lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupit, të premtën, në stadiumin në Çair, do të zhvillojë sfidën e parë të javës së 12-të, kur takohet me skuadrën e Bregallnicës.
Në prag të kësaj përballje, qendërmbrojtësi i skuadrës nga Çairi, Abdull Ravbutaje, ka kërkuar përkrahje nga tifozët e skuadrës, jo vetëm për këtë sfidë, por për gjithë sezonin.
“Nuk kam shumë për të folur në lidhje me ndeshjen ndaj Bregallnicës. Ne kemi 10 ndeshje pa humbur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë fuqishëm emrin e klubit tonë dhe të mbajmë rekordin e mirë që e kemi. Ne vazhdojmë të luftojmë për titullin, do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje për tre pikët, gjithmonë duke i respektuar kundërshtarët tanë. Çdo ndeshje për neve në këtë sezonë, do të jetë një finale”, tha mes tjerash Ravbutaje.
Ndryshe në 7 përballjet e deritanishme në stadiumin në Çair, FC Shkupi ka shënuar 3 fitore, ndërsa vetëm njëherë iu gëzuan fitores. Ndërkohë 4 përballje të tjera u mbyllëm me barazim. Sfida FC Shkupi – Bregallnica, nis në oërn 14.00.







