Futbollisti legjendar i Barcelonës, Çavi Hernandez, është përgjiigjur shpejtë në një pyetje të gazetarëve për të ardhmen e tij. Shumica në Spanjë e shohin atë në stafin e trajnerëve të ish-klubit të tij, Barcelonës, në vend të Ronald Kumanit të shkarkuar.
Mediat në Spanjë raportojnë se spanjolli është favorit për të mbërritur në vendin e suksesit, këtë herë si strateg, por Çavi nuk mendon kështu. Ai bëri një koment të shkurtër dhe tha se në të ardhmen nuk do të flasë për këtë temë.
“Jam i fokusuar të punoj në Al-Sadd. Nuk do të them asgjë më shumë për këtë temë”, tha Çavi për shtypin para duelit në ligën e Katarit.
Çavi dhe Al-Sadd kanë kontratë deri në vitin 2023 dhe sheikët nuk do ta lënë kollaj, sepse klubi luan shkëlqyeshëm me të në krye.








