Enis Bardhi me dy gola ndal Atletiko Madridin

Reprezentuesi i Maqedonisë dhe mesfushori i Levantes, Enis Bardhi regjistroi 2 golat e parë në këtë sezon në La Liga, duke ndihmuar skuadrën spanjolle për të arkëtuar një pikë të madhe ndaj kampionit aktual të Spanjë, skuadrës së Atletiko Madridit (2-2).

Mesfushori shqiptarë fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 36 nga penaltia, për të anuluar epërsinë e Atletiko Madridit, që në minutën e 11-të shënoi gol përmes Antoan Grizmanit. Në një skenë të njëjtë, Bardhi ishte në pjesën e dytë, duke anuluar sërisht epërsinë e mysafirëve, për të realizuar golin e dytë për vendasit nga pika e bardhë në 2 minuta para mbylljes së takimit në stadiumin e Levantes.

Shpërblimi për lojën e mirë dhe shëninim e golave, ishte çmimi i lojtarit të ndeshjes, që i shkoi për Enis Bardhin. Për mesfushorin shqiptarë është goli i parë në të gjitha garimet, që nga dueli në mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit, të zhvilluar në muajin mars.

LEXO EDHE:

Back to top button