VIDEO / Napoli i sigurtë, mund edhe Bolonjën

Skuadra e Napolit ka arritur të mposht Bolonjën me rezultat 3-0. Skuadra vendase që nga fillimi ishte më kërkuese dhe golin e avantazhit e gjetën në min e 18′. Ishte Fabian Ruiz ai që realizoi pas asistimit të Elif Elmas. Krejt në fund të pjesës së parë në min e 41′ u akordua penallti për Napolin të cilën në gol e konkretizoi Lorenzo Inisinje për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Napolitanët edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë duke arritur të shënojnë sërish në min e 62′ me Insignen që realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimarë 3-0.

Me këtë fitore Napoli kthehet në krye të tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë, ndërsa Bolonja tani ndodhet në vendin e 12-të me 12 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button