Reagon Nurmagomedovi, shpejt arsyetohet Mekgregor

Dastin Poirier triumfoi ndaj Konor MekGregor, në kuadër të sfidës “UFC 257” në “Abu Dhabi Arena” dhe u bë luftëtari i parë në histori që arrin të mposhtë irlandezin me nokaut. Pas meçit, regaoi Khabib Nurmagomedov në rrjetet sociale.

Kjo është ajo çfarë ndodh, kur të ndryshoni ekipin tuaj, lini partnerët e stërvitjes që ju bënë një kampion dhe duke bërë sparing me fëmijë të vegjël, larg realitetit”, ka shkruar Khabibi në rrjetet sociale.

 

Presidenti i “UFC”, Dana Uajt, deklaroi se pas meçit, rikthimi i Khabibit tani duket edhe më i vështirë. Pas meçit, Konor MekGregor e uroi për fitoren e arritur, dhe deklaroi se ai pati problem me këmbën dhe nuk u ndie rehat gjatë gjithë kohës, por se rikthimi i tij është i paevitueshëm. Për irlandezin, kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij, dhe e para që dikush ia shkakton me nokaut.

 

Goditjet e tij në këmbë ishin të mira, këmba ime ishte pasive dhe nuk isha aq rehat sa duhej të isha. Unë duhet ta lë pas krahëve këtë humbje dhe do të kthehem dhe kjo është e sigurt. Jam i zhgënjyer, është një gjë e vështirë për t’u pranuar, unë thjesht dua të kthehem në hotel dhe të qetësohem me fëmijët e mi dhe të rikuperohem”, tha në fund MeGregor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button