Protesta në Rusi, arrestohen mbi 3 mijë persona (VIDEO)

Autoritetet ruse i kanë arrestuar më shumë se 3 mijë vetë dhe ka përdorur forcën për të prishur protestat në mbarë vendin kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.  Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë për arrestimin e tij me t’u kthyer në Rusi nga Gjermania ku po trajtohej si pasojë e helmimit, shkruan Reuters.

Kujtojmë se ai është helmuar me një agjent nervor dhe beson se sulmi është kryer nga agjentët e sigurimit të shtetit rus gjatë muajit gusht të vitit 2020.

Autoritetet ruse i kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg demonstratave të së shtunës, duke thënë se ata rrezikojnë që të infektohen me COVID-19.

Mirëpo protestuesit i kanë injoruar thirrjet e autoriteteve dhe temperaturat e ftohta -50 gradë celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button