Video / Dastin Poirier hakmirret ndaj MekGregorit

Dastin Poirier ka mposhtur Konor Mekgregorin dhe ka dal fitimtar nga “Fight Island” në Dubai në eventin e titulluar si UFC 257. Irlandezi ishte ai që diktonte tempo në raundin e parë dhe në raundin e dytë kishte iniciativ, mirëpo Poirier ishte përgatitur mirë për këtë përballje dhe në vazhdim me një seri preciz dërgoi irlandezin në tapet, pas së cilës arbitri kryesor ndërpreu përballjen e tyre.

 

Kjo ishte hera e dytë që dy atletët përballen njëri me tjetrin, dhe eventin “UFC 178” në vitin 2014, MekGregor kishte triumfuar në rundin e pare, pas 2 minutash luftë.  Sipas “Forbes”, MekGregor ka marrë plot 5 milionë dollarë dhe nga të drejtat televizive pritet të marrë edhe 20 të tjerë. Ndërsa Poirier, 500 mijë dollarë nga paga e tij, i ka dhënë për bamirësi në fondacionin e tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button