Shpëtohen 11 nga 22 minatorët kinezë të bllokuar në minierën e arit

Njëmbëdhjetë minatorë të cilët ishin bllokuar në një minierë ari për më shumë se dy javë në Kinën lindore janë shpëtuar, raportuan mediat shtetërore kineze, ndërsa njëri prej tyre besohet se ka humbur jetën.
Autoritetet kanë gërmuar për të shpëtuar 22 persona të bllokuar nën tokë në qytetin Qixia, Provinca Shandong, që kur një shpërthim bllokoi daljen e tyre më 10 janar.
Minatori i parë u shpëtua të dielën në mëngjes rreth orës 11:13 paradite me kohën lokale dhe ishte në “gjendje jashtëzakonisht të dobët”, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Xinhua. Transmetuesi shtetëror CCTV tha se ai u dërgua në spital.
10 të tjerët u ngritën nga një pjesë më e thellë e minierës, ndërsa njëri prej tyre u plagos, sipas CCTV, por nuk është e qartë se sa seriozisht.
Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike, sipas Xinhua. Nuk është ende e qartë nëse ata 10 janë midis atyre që janë shpëtuar./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button