Shkup, MPB-ja regjistron 228 shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 228 shkelje dhe atë: 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për makinë teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Ndërkohë që janë shqiptuar edhe 13 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes dhe 51 të tjera për parkim të parregullt. Nga MPB-ja bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, me çrrastë sipas këti dikasteri do të kontribuohet për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button