Reagon Zherard për idenë e zëvëndësimit të Jyrgen Klopit

 

Trajneri I Gllazgou Renxhersit, Stiven Zherard, ka hedhur poshtë spekullimet që e lidhin atë me stolin e Liverpullit, pasi e drejtoi skuadrën skoceze drejt titullit të parë në 10 vitet e fundit. Në një intervistë për “ITV”, Zherrard tha se shpresonte që Klop të qëndrojë në “Anfield” edhe disa vite, ndërsa pranoi se trajnimi i ish-skuadrës së tij një ditë do të ishte ëndërr.

 

 

“Aktualisht kemi një nga trajnerët më të mirë, që e udhëheq klubin tone. E vlerësoj shumë atë, shpresojmë të qëndrojë edhe për disa vite. Unë kam një punë këtu në Skoci, nuk mendoj se është e dobishme të flas për aludime të tjera. Shpresoj që Jurgen të qëndrojë te Liverpul për shumë vite.

Liverpul është klubi im, është një ëndërr për mua që një ditë të jem trajner i tij. Por, nuk ka ardhur momenti akoma. Ka shumë trajnerë në këtë planet. Ne duhet ta respektojmë Jurgen, para së gjithash”.

LEXO EDHE:

Back to top button