Real-Bayern, gjysmëfinalja tjetër e Champions League. City dhe Arsenal kthehen në shtëpi

Real-Bayern, gjysmëfinalja tjetër e Champions League. City dhe Arsenal kthehen në shtëpi

Real Madrid dhe Bayern Munchen do të përballen në gjysmëfinalet e Champions League, pasi eliminuan respektivisht Manchester City dhe Arsenal.

Bayern fitoi 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 kaloi më tej. Në një takim plot tension në Mynih vendosi qetësia e një lojtari me shumë përvojë si Joshua Kimmich, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë.

Skuadra e Mikel Artetës provoi gjithçka për ta çarë mbrojtjen vendëse në minutat e fundit të sfidës, por pa rezultat.

Ndërkohë, Real Madrid, pasi mbylli në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Cityt të luajtur në Angli, triumfoi 4-3 me penallti.

“Los Blancos” shënuan të parët me Rodrygo dhe ditën të rezistonin edhe pas golit të barazimit të shënuar nga De Bruyne, në pjesën e dytë.

Në lotarinë e 11-metërshave gaboi fillimisht Luka Modric, por City nuk e shfrytëzoi epërsinë, duke humbur penalltitë me lojtarë si Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic.

LEXO EDHE:

Back to top button