Real e Barça kryesojnë Euroligën, disfatë për kampionët në fuqi

Real Madrid, Barcelona e Monako kryesojnë renditjen e Euroligës, pas ndeshjeve të raundit të 18-të, ku të trija këto skuadra dolën fituese.

Madrilenët mundën 79-59 Crvena Zvezda jashtë fushe, ndërsa katalanasit triumfuan 82-75 në fushën e francezëve të Villeurbane.

Fitore të rëndësishme korri edhe Monako, që mposhti 64-60 Olimpiakosin, ndërsa kampionët në fuqi të Anadolu Efes u mundën 81-71 nga Valencia.

Rikuperon disi terren skuadra e Fenerbahçes, që mposhti 94-88 Panatinaikosin, ndërsa Bajern Munihu mundi 92-79 Baskonia Gasteiz.

Euroleague – Raundi i 18-të

Crvena Zvezda – Real Madrid, 59-79

Monaco – Olympiacos, 64-60

Alba Berlin – Armani Milano, 83-63

Virtus Bolonja – Zalgiris Kaunas, 77-87

Bayern Mynih – Baskonia Gasteiz, 92-79

Panathinaikos – Fenerbahce, 88-94

Villeurbanne – Barcelona, 75-82

Maccabi Tel Aviv – Partizan Beograd, 90-81

Valencia Basket – Anadolu Efes, 81-71

LEXO EDHE:

Back to top button