Real Madrid arrin marrëveshjen për Jude Bellingham

Real Madrid arrin marrëveshjen për Jude Bellingham

Jude Bellingham është zyrtarisht futbollisti më i ri i Real Madridit. Anglezi do të firmosë një kontratë që e mban të lidhur në Madrid deri në vitin 2029.

Ky transferim i kushtoi spanjollëve plot 103 milionë euro, ndërsa Dortmundi përfiton dhe 30% nga bonuset.

Jude Bellingham do të mbaje fanellën me numrin 7 te Real Madrid, numër të cilin sezonin e kaluar e mbante Eden Hazard.

Nga kontrata 6-vjeçare, lohtari do të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Mesfushori anglez do të vijë shumë shpejt në Madrid për të kryer dhe ekzaminimet mjekësore, ndërsa prezantimi i tij zyrtar do të bëhet në “Santiago Bernabeu”.

LEXO EDHE:

Back to top button