Real Madridi dënohet ashpër nga UEFA për shkak të Pep Guardiolës?

Real Madrid është sanksionuar nga Federata Evropiane e Futbollit (EFA) për dhunën e tifozëve gjatë ndeshjes së dytë të fazës së 1/16-të të Ligës së Kampionëve kundër Man.Sitit.

Gjiganti spanjoll është dënuar me mbylljen e një pjese të tribunave në stadiumin “Santiago Bernabeu” (500 ulëse), dy vite pezullimi me kusht dhe 30 mijë euro gjobë.

UEFA e dënoi Real Madridin sipas nenit 14.2 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pa specifikuar se për çfarë incidenti ishte përfshirë.

Megjithatë, vetë artikulli të çon në përfundimin se këto janë fyerje ishin diskriminuese ndaj një personi apo grupi të caktuar. Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi është sanksionuar sepse tifozët e klubit kanë fyer vazhdimisht në mënyrë diskriminuese trajnerin Man. Sitit, Pep Guardiola, me një këngë që tallte divorcin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button