Real Madridi me 10 mungesa do të përballet me Selta Vigon?!

Real Madridi të shtunën, do të përballet me Selta Vigon, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Balaídos”. Trajneri i madrilenëve, Alvaro Arbeloa do të duhet të bëj ndryshime të shumëta në formacion, pasi plot 10 lojtarë kryesor do të mungojnë për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.

Rodrigo nuk do të luajë pasi është konfirmuar se ka këputur ligamentet dhe do të mugojë për rreth 10 muaj. Sulmuesi tjetër Kilian Mbape-së po ashtu ka probleme me gjurin e tij dhe do të humbasë këtë përballje.

Si pasojë e lëndimeve do të mungojnë edhe Xhud Belingam, Dani Sebaljos, Eder Militao, David Alaba dhe Raul Asensio. Derisa Dean Huijsen, Alvaro Karreras dhe Franko Mastantuono, do të mungojnë për shkak të kartonave të verdhë.

Kjo ka bërë që tifozët e ”Los blancos” të jenë të shqetësuar, pasi Real Madridi ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe kanë humbur pozitën e liderit, derisa një tjetër gabim tjetër do t’i zvoglonte gjasat për titullin e kampionit./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button