Real Madridi prezantoi “Messin turk”, me numrin 24

Real Madridi e ka prezantuar transferimin më të ri të klubit, Arda Guler. Guler lë Fenerbahçen për Real Madridin, ku ky i fundit do t’i paguajë gjigantit turk 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve. Guler, i cili po cilësohet si “Messi turk”, do ta bartë numrin 24 në fanellën e tij te Reali.

Kjo nënkupton se Jesus Vallejo, për të cilin e ardhmja mbetet ende e paqartë te Reali, do të ndryshojë sërish numër në fanellë te gjiganti spanjoll.

Në të kaluarën, Valejho kishte mbajtur numrin 5 në fanellë, por atë e morri yllin anglez, Xhud Belingam. Pas Belingam, Valejhos morri numrin 24 në fanellë, por tani ka ndryshuar sërish numrin pasi që Arda Guler është numri 24 i ri i Realit.

LEXO EDHE:

Back to top button