Real Madridi synon transferimin e yllit të Bayernit

Real Madridi synon transferimin e yllit të Bayernit

Real Madridi raportohet se po ndjek Alphonso Davies, që shihet si një përforcim i mundshëm në të ardhmen për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

Kanadezi u transferua te Bayern Munichi nga Vancouver Whitecaps në vitin 2018 dhe u shndërrua shpejt në njërin prej mbrojtësve më të mirë në krahun e majtë, transmeton Gazeta Express.

Davies ka fituar katër tituj të Bundesligës, dy trofe të Kupës së Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, teksa atij i kanë mbetur edhe tre vite për të përfunduar kontratën e tij.

Megjithatë, sipas “Marca”, Real Madridi po e vëzhgon nga afër 21-vjeçarin, pasi synon transferimin e tij në të ardhmen.

“Los Blancos” momentalisht kanë një sërë opsionesh për pozitën e mbrojtësit të majtë. Ferland Mendy është opsioni i parë, ndërsa David Alaba dhe Nacho gjithashtu mund të luajnë në atë pozitë.

Por, kohët e fundit ka pasur spekulime rreth të ardhmes së Mendyt, pasi u raportua se bisedimet rreth një kontrate të re të mundshme për 27-vjeçarin kanë ngecur.

Francezi ishte i lidhur gjithashtu me një largim nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Real Madridi do të rrisë interesimin për Alphonso Daviesin.

LEXO EDHE:

Back to top button