Strugë/ Rrugët në errësirë, qytetarët paguajn ndriçim!

Strugë/ Rrugët në errësirë, qytetarët paguajn ndriçim!

Gazetar: Miki Trajkovski

Të korrigjohet tarifa e ndriçimit rrugor në faturat e energjisë elektrike që paguajnë banorët.

Një nismë të tillë pranë institucioneve kompetente ka dorëzuar avokatja nga Struga, Gligorie Kjatoski, shkruan Alsat.

Qyteti është pa energji elektrike gjatë natës, si pjesë e masave të kursimit të energjisë elektrike.

Por pavarësisht kësaj, shuma e tarifës komunale për ndriçim publik ka mbetur e njëjtë.

“Sipas numrit tarifor 10, paragrafi 3 i Tarifës për taksat komunale, taksa komunale për ndriçim publik arkëtohet nga EVN-ja në emër dhe për llogari të komunës. Në një situatë si kjo, mendoj se komuna e Strugës dhe të gjitha komunat në vend që kanë vendosur kufizime në ndriçimin publik, duhet të korrigjojnë shumën që qytetarët paguajnë në emër të taksës komunale për ndriçimin publik për përqindje nga dita në të cilën është vendosur kufizimi i ndriçimit publik”, tha Gligorie Kjatoski-avokat.

Për të kursyer realisht para për qytetarët, thotë Kjatoski, Komuna e Strugës dhe komunat e tjera duhet të marrin vendime me të cilat do të zvogëlohet shuma e kësaj takse. Struga ka më shumë se dy javë në errësirë.

Dritat e rrugëve në të gjithë qytetin fiken gjatë natës. Situata është e njëjtë thuajse në të gjithë komunën. Struganët pyesin se në xhepin e kujt përfundojnë paratë e tyre për një shërbim që nuk e marrin.

“Për ndriçim paguajmë 190 denarë. Por tani natën nuk ka rrymë, është errësirë ​​dhe nuk duket. Dhe fatura vjen ndërsa ne nuk e dimë ku shkojnë paratë”, tha një qytetar.

Komuna e Strugës tashmë ka bërë me dije se një gjë e tillë po bëhet pasi në buxhet për këtë vit nuk është paraparë rritja e çmimit të energjisë elektrike me fatura tre dhe katër herë më të larta./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button