Real Sosiedadi i bën nder Realit duke hapur kampionatin

Merr fund ecuria e jashtëzakonshme e Barcelonës në kampionatin spanjoll, pasi skuadra e Hansi Flik është mundur në fushën e Real Sosiedadi me shifrat 2-1 pas një ndeshje të çmendur. Një ndeshje që regjistroi një pjesë të parë të jashtëzakonshme me tre gola të anuluar, një për vendasit e dy për katalanasit, si dhe një penallti po të anuluar për Barcelonën, e peshkuar vazhdimisht në pozicone jashtë loje. Por mbi të gjitha e mbyllur me avantazhin e vendasve falë golit të Ojarzabal.

Në pjesën e dytë Barcelona sulmoi me shumë forca, gjeti golin e barazimit, por u godit menjëherë nga vendasit që u kthyen shpejt në avantazh. Katalanasit për disa minuta luajtën në avantazh numerik pas kartonit të kuq të Soler, por nuk ia dolën të gjenin rrjetën, duke mbyllu me humbje një ndeshje ku përveç të tjerave goditën 5 herë shtyllën apo traversën.

Kjo humbje bën që të rihapet përsëri kampionati spanjoll, pasi tani ekipi i Flik ka vetëm një pikë avantazh ndaj Real Madridit të vendit të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button