Reali dhe Bajerni në garë për mesfushorin 18 vjeçar të Lids Junajtedit

Real Madridi dhe Bajern Munihu janë duke ndjekur me vëmendje talentin 18-vjeçar të Lids Junajtedit, Arçi Grej. Klubi spanjoll ka kohë që ka kthyer vëmendjen tek talentët e rinj më të mirë në botë, të cilët i duan në “Bernabeu”.

Kështu ka ndodhur kohët e fundit në Amerikën Latine, por edhe në Evropë, pasi “Los Blankos” ishin të parët pas Eduardo Kamavinga dhe Aurelien Tçouameni. Talenti i fundit që ka rënë në sy është një bashkatdhetar i Xhud Belingamit.

Sipas “HITC”, Real Madridi dhe Bajern Munihu kishin skautë të pranishëm për të parë mesfushorin e Lids Junajtedit, Arçi Grej. 18-vjeçari është bërë lojtar i rregullt këtë sezon në Championship nën drejtimin e Daniel Farke, me 35 ndeshje si titullar në emrin e tij. Ata e ndoqën dhe panë Grej-in në veprim gjatë fitores 3-1 të Lidsit ndaj Hull Sitit.

LEXO EDHE:

Back to top button