Reali dhe Çellsi projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato

Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe Çellsi po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektiv të të dy ekipeve.

Bëhet fjalë për brazilianin Rodrigo te Real Madrid dhe senegalezin e Çellsit, Nikolas Xhekson. Me ardhjen si trajner të Çabi Alonso-s, Rodrigo ka përfunduar në stol, të paktën me atë që u pa në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

Në anën tjetër, Nikolas Xhekson nuk është në planet e Enzo Mareska-s për sezonin e ri. Italiani nuk e sheh titullar sulmuesin senegalez, i cili ka pasur mjaft kritika në sezonin e fundit, për shkak të formës jo të mirë.

Duke parë situatën aktuale në klubet e tyre, të dy lojtarët janë të hapur për të ndryshuar destinacion. Ajo që e favorizon më shumë marrëveshjen e mundshme, është fakti që të dy lojtarët vlerësohen nga 100 milionë euro secili, nga klubet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button