Liverpulli kërkon Osimhen, fut në bisedime Nunjezin për të bindur Napolin
Napoli për sulmuesin Osimhen kërkon 75 milionë euro dhe marrëveshja me Gallatasaraj dukej e mbyllur, por papritmas gjithçka u ndal. Një bllokim të cilin Liverpulli synon ta shfrytëzojë në favorin e tij.
Klubi anglez po monitoron situatën dhe, sipas “Sky Sports”, po kërkojnë të shfrytëzojnë hezitimin e Gallatasaraj për të hyrë në negociata. 75 milionë euro është buxheti në dispozicion të Slot që duhet të gjejë një sulmues pas vdekjes tragjike të Diogo Zhota.
Isak i Njukasëll kushton shumë (120 milionë euro), ndaj kampionët në fuqi të Anglisë e kanë kthyer vëmendjen e tyre te Viktor Osimhen. Veçanërisht duke pasur parasysh diskutimet që tashmë janë duke u zhvilluar midis dy klubeve për Darvin Nunjezit.
Sulmuesi uruguaian mund të përfshihet në negociata, në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh. De Laurentiis po kërkon edhe të shesë dhe hezitimi i Gallatasaraj, duke luftuar për të ofruar garanci financiare për Osimhen, po e bën menaxhmentin e Napolit të paduruar.
Prandaj, një ofertë konkrete nga Liverpulli mund ta ndryshojë papritur marrëveshjen. Lojtari është gjithashtu i kënaqur me destinacionin, të paktën deri në kapitullin tjetër të telenovelës.







