Reali e mposhti Levanten, kjo e fundit afër rënies nga La Liga

Reali e mposhti Levanten, kjo e fundit afër rënies nga La Liga

Ka përfunduar ndeshja mes gjigantit spanjoll Real Madrid dhe skuadrës së Levantes, ku kjo e fundit është deklasuar dhe tani gjendet shumë pranë rënies nga La Liga.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Reali e ka shkatërruar Levanten me rezultat të thellë 6:0, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ferland Mendy në minutën e 13’, kurse epërsinë në 2:0 e thelloi ylli francez Karim Benzema në minutën e 19’ të ndeshjes.

Golin e tretë për Realin e shënoi braziliani Rodrygo në minutën e 34’, kurse bashkëkombësi i tij, Vinicius Junior, thellon epërsinë në 4:0 në minutën e 45’.

Reali vazhdoi me paraqitje bindëse edhe në pjesën e dytë, ku ylli brazilian Vinicius Junior shënon edhe dy gola të tjerë për të kompletuar hat-trickun e tij, dhe për ta vulosur fitoren e thellë 6:0 të Realit.

Me pikët e reja, Reali shkon në kuotën e 84 pikëve, për dallim nga kundërshtari i sotëm, Levante, që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 29 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 6:0 në favor të Realit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button