Reali fiton, Interi mbetet në fund të grupit

Real Madridi e ka fituar derbin e ‘San Siros’, duke e mposhtur 0-2 Interin në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve. ‘Los Blancos’ e nisën mirë takimin duke fituar një penallti në minutën e 7’, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard. Inter nga minuta e 33’ mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal. Real Madrid në minutën e 59’ dyfishoi epërsinë, kur Ashraf Hakimi shënoi autogol.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron shtatë pikë, dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Borusia Mynshenglladbahu, ndërsa Inter me dy pikë, në vendin e katërt në grup.

LEXO EDHE:

Back to top button