Reali, gati të harxhojë 300 mln euro për 3 yje të futbollit

Skuadra e Real Madridit mendon për transferimet në merkaton e verës dhe janë gati të paguajnë rreth 300 milionë euro. Spanjollët do tentojnë të përforcohen edhe më shumë dhe janë tre lojtarë që i duan me çdo kusht.

Xhad Bellingam i Borusia Dortmund është objektivi kryesor për mesfushën. Për anglezin ka oferta nga klubet më të mëdha të Europës dhe gjermanët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij. Khvicha Kvaratskheila i Napolit është objektivi për sulmin. Gjeorgjiani po shkëlqen në vitin e parë në kampionatin italian dhe është bërë një nga lojtarët më të kërkuar. Kryesuesit e Serie A po tentojnë ta blindojnë me kontratë të re.

Real Madrid kërkon të përforcojë edhe prapavijën. Zhoao Kanselo është i përzgjedhuri për linjën e majtë. Bajern Munihu nuk do e blejë atë dhe Man. Siti që zotëron kartonin është gati t’i dëgjojë ofertat

LEXO EDHE:

Back to top button