Reali ka zgjedhur pasardhësin e Toni Krosit, kushton “vetëm” 50 mln euro

Real Madrid ka vetëm një emër për të zëvendësuar Toni Kros dhe ai është Xhoshua Kimih. Vet lojtari 29-vjeçar është i hapur pro kalimit në “Estadio Santiago Bernabeu”.
Xhoshua në prononcimet para mediave e ka lënë pezull të ardhmen. Gjatë tensioneve të vazhdueshme me trajnerin Tomas Tuhel, ai u shpreh i pakënaqur me indiferentizmin e shefave, të cilët nuk i dolën në krahë futbollistit, duke krijuar pakënaqësi.
Mbetet për t’u parë nëse është mbushur ky hendeku apo Kimih e ka mbyllur kapitullin në Munih. Ardhja e trajner Visent Kompani do e qartësojë më shumë situatën, nëse protagonisti me numër “6” në “Allianz Arena” do të vijojë të mbetet “bavarezë” apo do të vijojë në Spanjë.
Kontrata i skadon në verën e vitit 2025, ndërsa mediumi ekspert i “transfermarkt” e vlerëson 50 mln euro. Në sezonin e fundit Kimih ka mbuluar dy role, mesfushor dhe mbrojtës i djathtë, ku ka pikasur me detyrën e anësorit në prapavijë.